Bilanci i SPAK: 91 kallëzime për krime zgjedhore, PD e Meta i prijnë kallëzimeve



Plot  91 kallëzime janë dorëzuar në SPAK për krimet zgjedhore   periudhën mars-prill 2021.

Kallëzimet lidhen me veprat penale në fushën e zgjedhjeve, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje” të cilat janë konpetencë  e prokurorisë speciale.

Kallëzimet janë depozituar nga subjekte politike, shtetas të ndryshëm dhe policia gjyqësore në Drejtoritë Vendore të Policisë Shtetit.

Bilanci

Më të shumtë në numër janë kallëzimet e Partisë Demokratike, e cila  ka depozituar  50 denoncime  dhe i dyti Presidenti i Republikës, i cili i është drejtuar kësaj prokuroria me 18 kallzime. Por ka patur edhe raste ky referimet janë bërë nga policia gjyqësore në 10 raste ndërsa kallzimet e tjera janë bërë nga subjektet e tjera politike LSI, PS dhe FRD.  

Në periudhën mars – prill 2021 janë paraqitur një numër i konsiderueshëm kallëzimesh nga subjekte politike, shtetas të ndryshëm dhe policia gjyqësore në Drejtoritë Vendore të Policisë Shtetit. Prokuroria e Posaçme ka vlerësuar të gjithë këto raste me seriozitet dhe ka dhënë zgjidhje ligjore rast pas rasti, duke njoftuar njëkohësisht dhe subjektet që i kanë paraqitur.

“Për të gjitha rastet që është filluar procedim penal policia gjyqësore nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm është duke kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim sqarimin e plotë të fakteve të kallëzuara dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave ndaj të cilëve do provohet përfshirja në korrupsion aktiv apo pasiv në zgjedhje" informoi sot SPAK në një njoftim për medien.  

Zyrtarisht nga SPAK bëhet me dije  se janë vlerësuar të gjithë këto raste dhe i ka dhënë zgjidhje ligjore rast pas rasti, duke njoftuar njëkohësisht dhe subjektet që i kanë paraqitur.

Për të gjitha rastet që është filluar procedim penal policia gjyqësore nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm është duke kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim sqarimin e plotë të fakteve të kallëzuara dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave ndaj të cilëve do provohet përfshirja në korrupsion aktiv apo pasiv në zgjedhje. Deri tani nga 32 procedime penale ndërsa 7 te tjerë janë pushuar.

Të dhënat statistikore të Prokurorisë së Posaçme, deri me datë 22.04.2021, që lidhen me kallëzimet në fushën e zgjedhjeve dhe zgjidhjen e tyre.

Janë paraqitur 91 materiale. Të specifikuara sipas subjekteve që i kanë paraqitur :

• Subjekte politike 55 raste, kallëzime (PD – 50; LSI – 3; PS – 1; FRD – 1)

• Policia gjyqësore 10 raste, referime.

• Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore 4 raste, procedime penale.

• Shtetas 4 raste, kallëzime.

• Institucioni i Presidentit të Republikës 18 raste, informacione.

Për rastet e paraqitura është dhënë zgjidhja deri me datë 22.04.2021 si më poshtë :

• Jane regjistruar 32 procedime penale për të cilat vazhdon hetimi.

• Është vendosur në 7 raste mosfillimi i procedimit penal.

• Janë dërguar për verifikime paraprake në Policinë e Shtetit 15 raste.

• Janë dërguar për kompetencë prokurorive të rretheve gjyqësore 23 raste.

• Janë në proces verifikimi nga prokurorët e posaçëm 14 raste.