Po vjen 25 Prilli, KQZ miraton renditjen, PSD e Tom Doshit nr. 1, LSI 6, PD-AN 9 dhe PS 12

Dhjetë parti dhe 2 koalicione do të jenë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar aplikimin edhe të 5 kandidatëve të pavarur teksa janë refuzuar dy koalicione.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hedh shortin për renditjen e partive politike në fletët e votimit

Partia Socialiste do të ketë numrin 12 në fletën e votimit, Lëvizja Socialiste për Integrim do të jetë në vendin e gjashtë 

Partia e Tom Doshit do të jetë numri 1 në fletën e votimi, Koalicioni i Partisë Demokratike do të jetë numri 9 në fletën e votimit, ndërsa Partia Socialdemokrate e para.

Renditja në fletën e votimit, në vendin e dytë Balli Kombëtar, 3. Lëvizja Demokratike e Shqipërisë, 4. Bindja Demokratike, 5. Koalicioni AOKBPEK, 7. Nisma Thurje, 8. Lëvizja e Re, 10. Aleanca Demokracia e re, 11. Lëvizja për Ndryshim

Janë 12 subjekte zgjedhore dhe 5 kandidatë të pavarur do të marrin zyrtarisht pjesë në zgjedhjet e 25 prillit.

Komisioneri Shtetëror, Ilirian Celibashi, ka miratuar listat e kandidatëve të 10 partive politike dhe 2 koalicioneve. Për shkak të mungesës në dokumentacion është refuzuar formacioni aleanca kombëtare si dhe Aleanca .

Nga Koalicioni Aleanca nga 7 parti, vetëm 2 prej tyre kanë arritur të gjejnë mbështetje dhe të plotësojnë kriteret për të marrë pjesë n zgjedhje.

Pavarësisht mungesë së dokumentacioni përfaqësuesi i këtij subjekti kishte një kërkesë për Celibashin, por që u refuzua nga Komisioneri.

Lexo dhe: Prokuroria e Përgjithshme nis verifikimet për tre kandidatë të 25 Prillit

"Partitë e kanë pasur të pamundur për shkak të mungesës së mbështetjes për të garuar. Vendos refuzimin e listave shumë-emërore të koalicionit Aleanca për zgjedhjet për Kuvend të Shqipërisë të datës 25 prill 2121," tha Celibashi.

Gjithashtu në parlamentaret e 25 prillit, 3 kandidatët e vetëvendosjes, Debreshi në Dibër dhe Pal Shkëmbi në Shkodër do të kërkojnë të marrin mandat deputeti pavarësisht vështirësive.

Delegacioni i OSBE/ODIHR takon Celibashin

Edhe Pal Shkëmbi shprehu pakënaqësi ndaj KQZ, pasi sipas tij kandidatura e tij është diskriminuar.

"Është vonuar shumë procesi për të më dhënë këtë të drejtë, sepse të tjerët kanë fillua fushatën me të drejtë e me të padrejtë, me media e shtëpi më shtëpi. Unë jam diskriminuar me thënë të drejtën," tha ai.

Burime bëjnë me dije se Celibashi do t’i propozojë Komisionit Rregullator modelin e fletës së votimit me emra, siç e ka kërkuar Partia Demokratike.

Subjektet dhe Renditja

1 Partia Socialdemokrate

2 Partia Balli Kombëtar

3 Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare

4 Partia Bindja Demokratike

5 Koalicioni Aleanca Bashkimi Popullor

6 Lëvizja Socialiste për Integrim

7 Partia Nisma Thurje

8 Partia Lëvizja e Re

9 Koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim

10 Partia Aleanca Demokracia e Re

11 Partia Lëvizja për Ndryshim

12 Partia Socialiste

Gjithashtu janë regjistruar 5 kandidatë të pavarur

Iljaz Shehu, Lezhë
Kreshnik Merxhani, Gjirokastër
Boiken Abazi, Tiranë
Elton Debreshi, Dibër
Pal Shkambi, Shkodër

Lexo dhe: Bylykbashi shpjegon modelet e fletës së votimit: Duhet emri i kandidatit, jo numër

https://youtu.be/WbPzA4BBn7s