Krimi në familje në Fier: Gjendet i vdekur në fushën e mbetjeve burri që vrau gruan shtatzënë
Një trup i pajetë është gjetur në fushën e mbetjeve në Fier. Policia konfirmoi se bëhet fjalë për Demokrat Medinaj, i cili dje vrau bashkëshorten e tij 6 muajshe shtatzënë.
Policia informon se trupi i tij u gjet "rreth orës 10:20, në vendin e quajtur "Vija e ngjalës".
"Eshtë gjetur pa shënja jete shtetasi D. M., 29 vjeç, banues në lagjen "Sheq i madh", Fier, i cili ishte në kërkim nga Policia pasi pasditën e djeshme ka vrarë me mjet prerës(thikë), bashkëshorten e tij. Nga kqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shënja dhune, informoi policia.
Trupi i viktimës është transportuar në morgun e spitalit për t'iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Detajet nga krimi trondites
Gazetarja e Ora News Inelda Vallja jep detaje të reja nga ngjarja e rëndë ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Sheq i Madh” i qytetit të Fierit, ku 29-vjeçari Demokrat Medinaj vrau me thikë bashkëshorten 28-vjeçare, Irvana Medinaj (Hyka).
Çifti kishte dy fëmijë të mitur, 4 dhe 6 vjeç, ndërsa mësohet se viktima ishte edhe shtatzanë, 6 javëshe.
Autori është ende në arrati, ndërsa gazetarja e Ora News, duke cituar familjarët, shprehet se nuk dihen ende shkaqet e vërteta të ngjarjes së rëndë.
Lexo edhe: Krimi brenda familjes trondit Fierin: Gruaja që u vra nga bashkëshorti 6 javëshe shtatzënë
NGJARJA
Mendohet që ngjarja ka ndidhur në prani të personave të tjerë të familjes. Këta të fundit kanë telefonuar në nr 127 duke deklaruar se kanë një person të plagosur në shtëpi.
Kur ambulanca ka mbërritur ka parë gruan e shtrirë në toke me plagë dhe të pajetë.
Kanë qenë pjestarë të stafit të spitalit ata që kanë njoftuar Policinë e Fierit. Ekspertët kanë gjetur në vendin e ngjarjes mjetin e krimit (thika) me të cilin 29 vjeçari kishte goditur gruan.
Njoftimi i Policisë Fier:
Informacion paraprak
Sot rreth orës 17:20, në lagjen “Sheq i Madh”, në banesë, shtetasi D. M., 29 vjeç, ka goditur me mjet të mprehtë( thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen I. M., e cila ka ndërruar jetë.
Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të qytetit dhe po punohet për kapjen e autorit i cili është larguar nga vendngjarja.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

