Një tjetër viktimë nga bluzat e bardha, Covid-19 i merr jetën mjekut vlonjat

Një tjetër mjek humb betejën me Koronavirusin.

Bëhet fjalë për Dr. Fejzi Alushi, 67 vjeç, mjek nefrolog në Vlorë, raporton Ora News.

Lajmin e ka bërë të ditur Urdhëri i Mjekëve të Shqipërisë.

"Me dhimbje te thelle Urdhri i Mjekeve te Shqiperise njofton humbjen e Dr.Fejzi Alushi, mjek Nefrolog ne rajonin e Vlores, si pasoje e Covid-19.

Urdhri i Mjekeve te Shqiperise shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes, kolegeve dhe te afermeve te tij.......

I paharuar qofte kujtimi i Tij".

CV-ja e Dr.Fejzi Alushi:

1995 e në vazhdim Lektor i Sëmundjeve të brëndëshme në Fak.Shëndetit Publik

në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë.

Studime Universitare dhe Grada Akademike

2012-Doktor i Shkencave Mjeksore. Fakulteti i Mjeksisë Tiranë.

1979 – Mjeksi e Pergjitheshme. Fakulteti i Mjeksisë Tiranë.

Botime Universitare dhe Monografi

2008-Botim Libër “ Sëmundjet e Brëndëshme” II

2005-Botim Libër “ Sëmundjet e Brëndëshme” I

2013- Botim Libër Geriatria-Gerontologjia

Eksperienca Profesionale Mjeksore

2005-2007 Drejtor i DRSKSH Vlorë.

1979 e ne vazhdim Mjek Patolog, Nefrolog, Ekografist

Pandemia Covid-19 i ka kushtuar jetën mbi 35 mjekëve në vend, me Ministrinë e Shëndetësisë që raporton çdo ditë shifrat e infektimeve dhe viktimave por nuk jep numrin e saktë të bluzave të bardha që kanë humbur betejën me virusin.

Lexo edhe: Mostrajtimi me oksigjen i të prekurve me Covid, Meta: Kriminale, në treg të zi vlera 5 herë më e lartë