Pas vaksinës shprehu dëshirën të takonte Ramën, kryeministri i shkon në shtëpi 111-vjeçares në Shkodër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Mars 2021, 11:23
Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në qytetin e Shkodrës ku ka vizituar një 111-vjeçare
Bëhet fjalë për shtetasen Zenepe Piraj, e cila pasi kishte kryer vaksinën anti-Covid kishte shprehur dëshirën për të takuar kreun e qeverisë.
Vizita siç duket në videon e siguruar nga gazetari i Ora News në Shkodër, Bepin Kolvataj, ka qenë diskrete dhe pa praninë e kamerave.


Më pas, në një prononcim për mediat, kryeministri u shpreh me nota optimiste për ecurinë e procesit të vaksinimit.
Teksa u ndal te zhvillimet e fundit ndërkombëtare lidhur me vaksinën "AstraZeneca", me të cilën po vaksinohen mësuesit në vend, Rama u shpreh se "deri tani AstraZeneca nuk ka sjellë asnjë problem".