Durrës, mësuesit bojkotojnë vaksinimin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Mars 2021, 10:37
Ditën e sotme pranë shkollës "Jan Kukuzeli" në Durrës, ku po kryen vaksinimet anticovid nuk është paraqitur ende asnjë mësues.
Burime theksojnë se puna pritet të fillojë më vonë, por gazetari i Ora News, Mark Brunga bën me dije se dera e shkollës është e mbyllur për gazetarët.
Lexo dhe: Gjirokastër, sot vaksinohen pedagogët dhe stafi i universitetit “Eqerem Çabej”
Ditën e djeshme shumë arsimtarë nuk janë paraqitur për vaksinim. Burime të besueshme bëjnë me dije se janë paraqitur 1 në 4 arsimtarë të planifikuar.
Ata presin rezultatet tek të vaksinuarit e deritanishëm, pasi paniku i përhapur për AstraZeneca është i ndjeshëm në opinion.
Lexo edhe: Mësuesit në Elbasan e Durrës e Vlorë refuzojnë të vaksinohen me AstraZeneca