Do vëzhgojnë zgjedhjet e 25 Prillit, delegacioni i OSBE/ODIHR takon Celibashin

Delegacioni i OSBE/ODIHR, që do të vëzhgojë zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, sapo ka nisur një takim në ambjentet e KQZ me Komisionerin Shtetëror Zgjedhor Ilrjan Celibashi dhe Nënkomisioneren Lealba Pelinku.

Delegacioni kryesohej nga Urszula Gacek, Poline Lemos, Armen Mazmanyan, Robert Bystricky dhe Kakha Inaishvili, këshilltar për zgjedhjet i ODIHR.

Qëllimi i takimit ka qenë prezantimi i Misionit dhe njohja me përgatitjet e procesit zgjedhor, ndërkohë ditën e nesërme do të ketë edhe një konferencë për shtyp.

Lexo edhe: Zgjedhjet e 25 prillit/ OSBE-ODIHR: Do sjellim 274 vëzhgues

Siç ka bërë me dije edhe më herët, gjatë zgjedhjeve parlamentare OSBE/ODIHR do të ketë në terren 274 vëzhgues.

24 prej tyre do të jenë afatgjatë ndërsa 250 vëzhgues të tjerë do të jenë të pranishëm vetëm ditën e zgjedhjeve, raporton Ora News.

Në raportin mbi nevojat për zgjedhjet e 25 prillit, OSBE/ODIHR thekson se puna e misionit do të fokusohet ne zbatimin e identifikimit biometrik, monitorimin me abuzimet e përdorimit te burimeve shtetërore në fushatë zgjedhore dhe votimin nën masat anti-Covid.

Kujtojmë se, polakja Urszula Józefa Gacek është shefja e misionit të OSBE/ODIHR që do monitorojë zgjedhjet në Shqipëri.

/a.r,OraNews