Baldushku i harruar i Veliajt, fshati që do kthehej në qendër të rëndësishme pa rrugë dhe shkolla

Fshati si qytet ky ishte premtimi i kryebashkiakut Veliaj i cili teksa kërkonte një mandat tjetër premtoi shumë për fshatin. Kryebashkiaku duket se e ka harruar si premtim pasi dhe ato pak investime në Baldushk i ka lënë përgjysmë.

"Do të vazhdojmë me sistemimet e asfaltit dhe mirëmbajtjes. Përveç qendrave të fshatrave kemi identifikuar disa blloqe ku ka nevojë me hy me themel."

Teksa kryebashkiaku Veliaj shpalosi programin e tij premtoi se do të kishte një përmirësim të infrastrukturës në zonat rurale por sa ëhstë mbajtur ky premtim i tij?

Edhe pse investimet kanë nisur ato janë lënë përgjysëm.

5 vite nga premtimi rezulton se rruga është shtruar me asfalt deri në Qendrën Shëndetësore të Baldushkut e më pas gjithçka vazhdon me gropa, baltë dhe harresë.

Familjet në 4 lagje janë të detyruara të jetojnë në këto kushte.

Fushat sportive janë një tjetër premtim i madh.

Ndërsa kujdeset të reklamojë terrenet sportive në kronika të gatshme, realiteti flet ndryshe.

Në shkollën "Feti Vogli" fusha sportive lë shumë për të dëshiruar.

Edhe në shkollën 9-vjeçare Fushas, vetëm 30 minuta larg qendrës së Tiranës, e njëjta situatë.

Fëmijët në fshatin Mustafa Koç ndjekin mësimin në magazinat e ushtrisë ku në kohën e komunizmit mbaheshin armët.

Këto janë dëshmia e premtimve të Kryebashkiakut, i cili bindi qytetarët me premtime të cilat nuk i ka mbajtur.