Gjirokastër, sot vaksinohen pedagogët dhe stafi i universitetit "Eqerem Çabej"

Ditën e sotme ka nisur vaksinimi i pedagogëve ne Gjirokastër në pikën e ngritur te konvikti, ndërsa 1205 persona vijojnë të jenë të infektuar me koronavirus në këtë qark.

Në fazën e parë të vaksinimit në Gjirokastër u vaksinuan 580 persona, kryesisht të moshuar.

Gjatë ditës së djeshme mbërritën dozat e tjera dhe nisi vaksinimi për mësuesit.

Janë në total 500 doza të vaksinës që kanë mbërritur në  qytetin e Gjirokastrës.

Sot do të vaksinohen 250 pedagogë dhe staf i universitetit "Eqerem Çabej" në Gjirokastër.

Në radhët e pedagogëve nuk ka pasur refuzime.

Gjatë ditës së djeshme rreth 82% e mësuesve e kanë marrë vaksinën, ndërsa pjesa tjetër nuk kanë pranuar.

Përsa i përket infektimeve numri vijon të mbetet i lartë, ndërkohë që kemi shkelje të rregullave nga të rinjtë dhe të moshuarit që nuk ruajnë distancën dhe vazhdojnë grumbullohen.

Ora News në vijim do të sjellë një kronikë të plotë të procesit të vaksinimit.