Programi për energjinë, Rama: Ne zhdukëm afrofenë, sot paguani nga celulari

Pasi prezantoi programin për ujin, ku premtoi 24 orë në ditë ujë të pijshëm gjatë mandatit të tretë, kryeministri Edi Rama u ndal edhe te programi për energjinë.

Gjatël fjalës së tij, Rama kujtoi reformën në energji, pas ardhjes në qeveri të Partisë Socialiste, duke thënë se zhduki afrofenë dhe shumë të këqija të atij sistemi, që sipas tij, ishte i tëri një afrofe qeverisjeje.

“Ne zhdukëm afrofenë, ashtu si dhe shumë të këqija të atij sistemi që ishte i tëri një afrofe qeverisjeje, dhe që sot pretendojnë të rikthehen. Ato kanë në program ato të këqija që mezi i hoqëm nga sistem. Ne kemi sot një sistem që është aq transparent e i kontrollueshëm për qytetarin, saqë duket e pamendueshme që ajo që kemi jetuar nuk ka qenë 70 vjet më parë, por vetëm 7 vjet më parë.

Ju kujtoj radhët stresuese me klithma, sharje, për të paguar energjinë elektrike, në shi, në të ftohtë, në diellin e nxehtë. Sot secili mund të kontrollojë përmes telefonit çdo gjë.

Dua që Shqipëria të jetë e ardhmja e djalit tim të vogël, të jetë e ardhmja e fëmijëve tuaj më të vegjël, Shqipëria të jetë shtëpia ku çdo fëmijë të ndihet krenar, dhe mos dojë të largohet prej saj, apo kur të largohet për eksperiencë tjetër, të ketë padurimin për t’u kthyer”, tha ndër të tjera Rama.

Lexo edhe: Rama: Gjatë mandatit të tretë do të kemi ujë 24 orë