Grabitet farmacia në Tiranë, vidhen medikamente me vlerë 1.8 milion lekë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Mars 2021, 10:27
Një depo farmaceutike është vjedhur gjatë natës së kaluar në zonën e Laprakës.
Burime nga policia bëjnë me dije se nuk ka persona të lënduar dhe vjedhja ka ndodhur gjatë kohës që nuk ka pasur persona brenda.
Dyshohet se është vjedhur një shumë e konsiderueshme parash dhe gjithashtu medikamente me vlerë 1.8 milionë lekë.