Grabiti të moshuarin dhe kërcënoi me kaçavidë policinë, arrestohet 37-vjeçari shqiptar në Itali

Një 37-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane teksa u kap duke vjedhur në banesën e një të moshuari.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në komunën e Loano në provincën e Savonas, ndërkohë ishin kalimtarët e rastit ata që njoftuan policinë kur dëgjuan të moshuarin që po tentonte të ndalte grabitësin.

Forcat e rendit u vunë në ndjekje të shqiptarit, i cili në disa raste kërcënoi policinë me një kaçavidë, por në fund u arrestua.

Pas arrestimit, policia i gjeti 37-vjeçarit disa bizhuteri prej floriri, tre ora dhe 800 euro, të cilat iu kthyen pronarit.

U sekuestruan gjithashtu edhe sendet me të cilat shqiptari kishte kryer grabitjen, njoftojnë mediat italiane.

Policia italiane nuk e ka bërë akoma të diturin identitetin e shqiptarit të arrestuar.