Vdekja e Kobe Braynt, raporti: Gabim i pilotit!
Rrëzimi fatal i helikopterit në të cilin udhëtonte Kobe Bryant, vajza Gianna dhe shtatë persona të tjerë, 26 janarin e vitit të shkuar, u shkaktua nga gabimi i pilotit.
Ky është përfundimi i Bordit Kombëtar të Sigurisë të Transportit, i cili shton se tragjedia mund të evitohej, raporton Ora News.
Piloti Ara Zobayan, sipas asaj që del në raport, u ndalua të fluturonte për shkak të kushteve atmosferike, por urdhëri u injorua.
E veja e yllit të NBA, Vanessa Bryant, së bashku me familjarët e viktimave të tjera, akuzuan kompaninë që zotëron helikopterin, i cili nuk kishte si pjesë të tijën as "kutinë e zezë".
Bryant, 41 vjeç, dhe vajza e tij, Gianna, 13 vjeçe, ishin mes nëntë njerëzve të vdekur nga aksidenti me helikopter në Kaliforni.
Kobe Bryant, pesë herë kampion i NBA-së, ka luajtur për LA Lakers gjatë gjithë karrierës së tij 20-vjeçare dhe konsiderohet si një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e basketbollit amerikan dhe botëror.
/a.r,OraNews