"Ora Sport", Altin Sulçe e nis me homazh për Fagun dhe Kërçiç

Altin Sulçe, redaktori i sportit në RTV Ora, e ka nisur puntatën e sotme të emisionit “Ora Sport” me një homazh për legjendën e basketbollit Arben Fagu, i ndarë nga jeta pak ditë më parë për shkak të një sëmundjeje të rëndë. Dhe për ish futbollistin e Skënderbeut dhe “Shpresave”, Milutin Kërçiç, i shuar ditën e sotme.

Lexo edhe:

Ditë zie për basketbollin shqiptar, Ndërron jetë ish-basketbollisti i njohur i kombëtares Arben Fagu

Altin Sulçe: Në këtë javë sporti shqiptar ka humbur dy emblema. Një basketbolli dhe një futbolli. Arben Fagu, nga një familje e madhe basketbollistësh. Trajner natyrisht prej shumë vitesh. Ka inspiruar  breza të tërë dhe i shpresim ngushëllimet familjes në emër të redaksisë së sportit në RTV Ora.

Gjithashtu edhe Milutin Kërçiç. Një nga futbollistët më të shquar, të cilët kanë qenë në vitet ’70-85 te Skënderbeu. Autor i shumë golave. Inspiroi gjenerata për të luajtur futboll në Korçë".

Lexo edhe:

Shuhet legjenda e Skënderbeut, vuante nga një sëmundje e rëndë