VIDEO/ Kastrioti bën surprizën në Shkodër, mposht Kukësin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shkurt 2021, 15:47
Është mbyllur në “Loro Boriçi”, ndeshja mes Kukësit dhe Kastriotit, e vlefshme për javën e 18-të në Kategorinë Superiore.
Skuadra krutane ka bërë surprizën teksa fitoi 0-1.
Golin e fitores e shënoi Deivid Da Silva në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.
Pavarësisht se Kastrioti luajti për disa minuta me 10 lojtarë dhe rasteve të Kukësit, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fërshëllimën e fundit të arbitrit.
Me këtë fitore, Kastrioti ngjitet në vend të shtatë në kuotën e 24 pikëve, dy më pak se Kukësi.