Goli i 500-të? Ibrahimoviç: Kjo është puna ime, të shënoj
Zlatan Ibrahimoviç zhbllokoi rezultatin e ndeshjes mes Milanit dhe Crotones, pasi shënoi një gol të bukur në minutën e 30’, pas një shkëmbimi pasimesh mjaft të sakta me portugezin Rafael Leao.
Ky ishte goli numër 500 i gjigantit suedez në nivel klubesh, duke llogaritur ato të shënuara me fanellat e Malmo, Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, Milan, PSG, Manchester United dhe Los Angeles Galaxy.
Por suedezi 39-vjeçar nuk u mjaftua me kaq. Ai shënoi edhe një tjetër gol në fitoren 4-0 të "Djallit" duke regjistruar edhe golin e 83 me fanellën kuqezi.
Pas ndeshjes, Ibrahimoviç, autori i 14 golave në Serie A këtë sezon, do të shprehej:
"Goli i 500-të? Do të thotë se kam bërë ndonjë në karrierë. E rëndësishme është të vazhdoj të ndihmoj skuadrën në mënyrën më të mirë. Kjo është puna ime, të shënoj", citon Ora News.
Golat e Ibrahimoviç me klubet:
PSG – 156 gola
MILAN – 83 gola
INTER – 66 gola
LA GALAXY – 53 gola
AJAX – 48 gola
MANCHESTER UNITED- 29 gola
JUVENTUS – 26 gola
BARCELONA – 22 gola
MALMO – 18 gola
Lexo edhe:
VIDEO/ “Poker” Crotones, Milani rimerr kreun e Serie A
/OraNews