Covid-19 'bën lëmsh' Champions League, edhe Monchengladbach-City luhet në Hungari
Qeveria gjermane ka vendosur të bllokojë hyrjen në vend të të gjithëpersonave që mbërrijnë nga Britania e Madhe, për të mbrojtur sadopak kërcënimin që vjen nga versioni britanik i Covid-19.
Ky vendim ka prishur edhe planet e klueve të futbollit teksa i afrohemi rikthimit të ndeshjeve në Champions League.
Pas Red Bull Leipzig, të cilit nuk iu lejua të presë Liverpoolin në shtëpinë e saj në “Red Bull Arena”, me ndeshjen që do të luhet në stadiumin “Puscas Arena” të Budapestit, më 16 shkurt në orën 21:00m i njëjti problem është edhe për skuadrën tjetër gjermane, Borussia Monchengladbach, e cila në fazën e 1/8-ave do të përballet me anglezët e Manchester City-t.
Ndeshja është planifikuar për më 24 shkurt në orën 21:00, ndërsa klubet dhe UEFA kanë vendosur që gjithashtu të luhet në stadiumin “Puscas Arena”.
Gjithsesi vlen të theksohet se prej thuajse një viti ndeshjet e futbollit luhen pa praninë e publikut, ndaj edhe zhvillimi i këtyre takimeve në “Puscas Arena” nuk pritet të ndikojë aspak te performanca e klubeve gjermane.
Lexo edhe:
Varianti britanik i Covid-19 çon në Hungari Leipzig-Liverpool