"Katar 2022", organizatorët: Stadiume të hapura në 100% të kapaciteteve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shkurt 2021, 17:00
Kupa e Botës Katar 2022 do të zhvillohet me stadiume të hapura në 100% të kapacitetit të tyre.
Ky fakt sigurohet nga organizatorët, sipas të cilëve, pavarësisht nga pasiguritë që vijnë prej pandemisë Covid-19, Botërori do të luhet në prani të futbolldashësve.
"Katari ka filluar të presë ndeshje aziatike të Ligës së Kampionëve pa tifozë. Në dhjetor kapaciteti u rrit në 30% ndërsa shpresojmë të arrijmë në Kupën e Botës 2022 me një kapacitet prej 100%", është shprehur Yasser al-Jamal, kryetar i zyrës operacionale të Komitetit përgjegjës për organizimin e Kupës së Botës 2022.
"Ka besim në masat e marra në stadiume dhe në rrjetin nëntokësor dhe në hyrjet dhe daljet e stadiumeve për të ruajtur sigurinë e të gjithëve", siguroi Jamal.