Varianti britanik i Covid-19 çon në Hungari Leipzig-Liverpool
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shkurt 2021, 16:44
Përballja Leipzig – Liverpool, e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Champions League, nuk do të luhet në Gjermani, por në “Puskás Aréna” të Budapestit.
Vendimi u zyrtarizua nga UEFA, që ka falënderuar të dyja skuadrat për bashkëpunimin.
Qeveria gjermane kishte vendosur që të mos lejonte hyrjen në vend të personave që vijnë nga Britania e Madhe, për shkak të variantit të ri të Koronavirusit që ka shpërthyer ne Ishull.
Në këto kushte, palët, pas kontakteve që patën më qeverinë e futbollit europian, gjetën gjuhën e përbashkët që kjo sfidë, ku pritës është ekipi gjerman, të luhet në kryeqytetin hungarez.
Edhe Federata Hungareze e Futbollit është përgëzuar nga UEFA për disponilitetin e saj për të qenë pjesë e zgjidhjes së problemit.