VIDEO/ "Poker" Crotones, Milani rimerr kreun e Serie A

Milan e lejon Interin të qëndrojë në krye të Serie A vetëm për pak orë.

Kuqezinjtë kanë marrë sërish kryesimin pas fitores 4-0 ndaj Crotones në sfidën e luajtur në "San Siro".

Golat e ndeshjes u shënuan nga Ibrahimoviç në minutat 30 dhe 64 si dhe nga Rebiç në '69 dhe '70.

Kujtojmë se me dygolëshin e sotëm, i gjashti këtë sezon, sulmuesi suedez shkon në kuotën e 501 golave në karrierë sa i përket ndeshjeve me klubet. Ndërsa sa i përket rënditjes së golashënuesve në Serie A, Ibra regjistron 14 gola, po aq edhe Lukaku dhe dy më pak se Ronaldo kryesues.

Me këtë fitore, Milan ngjitet në kuotën e 49 pikëve, 2 më shumë se zikaltrit, ndërsa Crotone mbyll rënditjen me vetëm 12 pikë pas 21 javësh.

Përmbledhja e ndeshjes: