Qose, protagonist në Çeki

Kristi Qose po kalon një moment mjaft të mirë në Çeki duke zhvilluar paraqitje dinjitoze.

Futbollisti, i cili është grumbulluar edhe nga trajneri Edi Reja në kombëtare ishte protagonist në fitoren 3-1 të Karvina ndaj Opava.

Mesfushori shqiptar la shenjë në këtë sfidë, me një gol dhe asiste.

Në minutën e '70 Qose harkoi bukur në zonë dhe Papadopulos përmbysi shifrat duke kaluar Kariovën ne avantazh në 2-1.

Në aksionin e radhës të rrezikshëm vendasit fituan një penallti të cilën Qose e konvertoi në gol duke mbyllur ndeshjen.

Ky ishte goli i 5-të në kampionat për mesfushorin shqiptar, i cili po ec me ritmet e vitit të tij më të mirë te Ruzhomberok, ku në një sezon arriti të shënonte 9 gola.

Në ligën e parë turke Eduart Rroca vazhdon të dhurojë paraqitje pozitive.

Mesfushori shqiptar luajti nga minta e parë duke dhene një asist në humbjen që Istambulspor regjistroi në shtëpi 2-3 perballë Umraniyespor.

Edhe Valon Ethemi ishte titulluar duke luajtur për 77 minuta, teksa goditi dhe njëherë shtyllën.