CR7, një makinë e re si dhuratë për ditëlindje?
Cristiano Ronaldo festoi më 5 shkurt 36-vjetorin e lindjes.
Shumë qirinj për të fryrë dhe shumë dhurata për yllin e Juventusit, i cili edhe këtë vit do të befasohej nga e dashura e tij Georgina.
Vitin e kaluar “Lady Ronaldo” e kishte lënë pa fjalë CR7-ët, diçka aspak e lehtë kur ke në krah një person që fiton dhjetëra milionë euro në vit dhe që ka provuar thuajse çdo gjë në jetë.
Dhurata ishte një Mercedes G-Class, i personalizuar nga Brabus, me një motor V12 6.3-litër 900 HP dhe një çmim marramendës prej rreth 600 mijë eurosh. Performanca e lartë pasi 100 km/orë arrihen për vetëm 3.8 sekonda, shkruan Ora News.
Një Ferrari i ri apo Maserati i parë?
Në fakt, në garazhin e vilës së tij në Torino ka super-makina, thuajse të gjitha unike dhe që vlejnë mbi 7 milionë euro.
Nga Ferrari F12 TDF te Bugatti Veyron dhe Chiron, McLaren Senna, Porsche Carrera 911 Turbo S dhe Lamborghini Aventador: pa përmendur disa Audi, Chevrolet, Range Rover, Fiat 500 i Georginas Mercedes GLC Coupe i nënës Dolores.
Pyetja që shtrohet është: cila super makinë mungon në koleksionin ultra-luksoz të CR7? Ferrari 458 Italia (më shumë se 240 mijë euro), Maserati MC20 i ri (duke filluar nga 215 mijë euro) ose një Rolls Royce Phantom (duke filluar nga 480 mijë euro).
Por lista është edhe më e gjatë, ndaj duhet pritur cila do të jetë “dhurata” e rradhës për 5 herë fituesin e “Topit të Artë”…