United nuk është pretendent për titull
Trajneri Ole Gunnar Solskjaer mendon se Manchester United nuk duhet të konsiderohet një konkurrent për titull kampion në Premier League pas barazimit 3-3 me Everton.
Në minutën e 95-të të ndeshjes Kalvert-Lewin vulosi një rikthim të bujshëm për Everton pasi United humbi një shans të shkëlqyer për të barazuar me pikë City kryesyes.
"Ne nuk po flasim për fitimin e titujve. Ne kemi bërë një rrugë të gjatë në këtë ekip. Ne nuk duhet të konsiderohemi as si ndjekës të titujve. Kjo është për ju [media] - ne duhet të luajmë më mirë si ekip dhe le të shohim se ku do të përfundojmë. Duke ecur përpara, ne duhet të ndalojmë së pësuari golat e lehtë. Everton na ndëshkoj në tre goditje që patën. Kjo është zhgënjyese. Dhe kur e pëson në minutën e fundit të kohës shtesë është e dhimbshme. Unë nuk do të fajësoja asnjë nga lojtarët, për golat e pësuar, por ne e dimë që ne mund të mbrohemi më mirë”, deklaroi Solskjaer.
Aktualisht, Manchester United pozicionohet në vendin e dytë me 45 pikë, dy më pak se Manchester City që ka dy ndeshje më pak se djajtë e kuq.