Kartonët e kuq, kërcënohet arbitri i Premier League. Kërkon tërheqjen nga arbitrimi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shkurt 2021, 18:08
Pas përfundimit të ndeshjes së Premier League, Fulham-West Ham, e mbyllur me rezultatin 0-0, arbitri Mike Dean është kërcënuar me jetë si personalisht, por edhe familjarisht.
Arbitrit britanik i është kërkuar të tërhiqet nga arbitrimi pas një rasti ku në minutën e 97-të ndëshkoi me karton të kuq lojtarin e West Ham, Tomas Sucek, shruajnë mediat britanike.
Mesfushori u përjashtua nga fusha pasi goditi pa qëllim serbin Aleksandër Mitroviç.
Pas këtyre kërcënimeve, gjyqtari i njohur anglez i ka kërkuar Ligës së Premier Ligës dhe Federatës Angleze të Futbollit tërheqjen nga arbitrimi.
Familja e Mike Dean ka qenë gjithashtu shënjestër e fyerjeve në rrjetet sociale. Ndërsa të gjitha kërcënimet dhe ofendimet janë raportuar në polici.