Sirena gjermane për Igli Taren
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shkurt 2021, 16:09
Sirena gjermane për Drejtorin Sportiv të Lazios, Igli Tare.
Drejtuesi shqiptar i klubit roman ka përfunduar në planet e klubit të Bundesligës Red Bull Leipzig.
Ish sulmuesi i Kombëtar ka një profil shumë të vlerësuar nga drejtuesit e klubit gjerman, ndoshta më i popullarizuari.
Puna e bërë në Itali me Lazion nuk ka kaluar pa u vënë re. Emri i Tares është rrethuar me të kuqe në Leipzig, ndërsa në muajt në vazhdim pritet edhe një konfirmim i dëshirës së klubit gjerman, shkruan Tuttomercatoweb.
Leipzig po kërkon një drejtues të fortë për sezonin e ardhshëm dhe Igli Tare mund të bëhet më shumë se një ide ...