VIDEO/ City shkatërron Liverpool-in dhe nis arratinë drejt titullit

Manchester City shkatërron Liverpoolin në "Anfield Road" dhe nis arratinë drejt titullit kampion.

Ndeshja e javës së 23 në Premier League u mbyll me fitoren 1-4 të "Citiziens".

Të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë me autorë: Gundogan (49, 73), Sterling (76) dhe Foden (83).

Për "The Reds" barazoi përkohësisht rezultatin Mohammed Salah.

Portieri Allison Becker, me dy gafa të tij, ishte fajtor në golin e dytë të Gundogan dhe në golin e Sterling.

Me këtë fitore Manchester City ruan kreun në kuotën e 50 pikëve, 5 më shumë se Manchester United dhe 10 më shumë se Liverpool.

Nuk duhet harruar që City ka një ndeshje më shumë për të luajtur.

Përmbledhja e ndeshjes: