"France Football" e bën fakt/ Vesh Messin me fanellën e PSG
Vazhdojnë informacionet nga Franca të cilat e lidhin të ardhmen e Lionel Messit me Paris Saint Germain.
Madje prestigjozja “France Football” e bën fakt të kryer duke iu dedikuar kopertinën e revistës yllit argjentinas.
Sipas medias transalpine, Messi firmos me PSG më 1 korrik, date kur skadon edhe kontrata me Barcelonën, përcjell Ora News.
Gjëja më mbresëlënëse në lidhje me këtë numër të revistës franceze është se në kopertinën e saj ka një montazh fotografik në të cilin Messi shihet i veshur me fanellën e PSG.
“France Football” publikon një artikull me titull ‘Letra e fshehtë e PSG ’, ku flitet për një marrëveshje mes palëve.
Sipas revistës, është braziliani Neymar njeriu kyç që do të tërheqë Messin në Paris.
Ky botim vjen pas fjalëve të Angel di María, argjentinasit të PSG, i cili pak ditë më parë “mirëpriti” zbarkimin e Messit në Francë dhe irritoi drejtuesit e Barcelonës, shkruan Ora News.
Këmbëngulja e PSG ka gjeneruar shqetësime në skuadrën e Barcelonës, ndërsa kopertina e “France Football” vjen një javë përpara përplasjes Barcelona-PSG në Champions League.
