Nuk arrihet marrëveshja, Napoli i tregon derën Hysajt
Futbollisti i Kombëtares Elseid Hysaj do të largohet si lojtar I lirë nga Napoli në fund të këtij sezoni.
Klubi i Serie A nuk ka rënë dakord për ti plotësuar kërkesat futbollistit shqiptar me qëllimr rinovimin e kontratës, ndaj palët do të ndahen pas një bashkëpunimi 6-vjeçar.
Lajmin e konfirmon agjenti i shkodranit, Mario Giuffredi.
Rinovimi i Hysajt? "Mendoj se diskutimi është mbyllur. E dimë që nga sezoni i ardhshëm do të jemi në një skuadër tjetër. Napoli ka ndërmend të përqendrohet në të tjera drejtime. Po bisedojmë me klube të tjera, megjithatë Hysaj do ta bëjë si duhet detyrën e tij deri në qershor. Edhe futbollistë të tjerë duan pagë të lartë, por është dyshimi nëse mund të bëjnë më mirë se Hysaj.”
Sipas mediave në Itali, për shqiptarin kanë shfaqur interes Olimpique Marseille dhe Lyon në Francë, ndërsa në Spanjë po e vëzhgon Sevilla.
Por duhet pritur fundi i sezonit për të mësuar ekipin e ri të Elseid Hysajt.