Shuhet legjenda e Skënderbeut, vuante nga një sëmundje e rëndë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shkurt 2021, 09:31
Eshtë ndarë nga jeta në moshën 63- vjeçare ish-futbollisti i Skëndërbeut dhe ekipit kombëtar "Shpresa" Milutin Kërçiç, i cili vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rende.
Milutin Kërçiç është padyshim një nga futbollistët më të mirë në gjithë historinë e Skëndërbeut.
Prej gati 30 vitesh jetonte në Guci të Malit te Zi prej dhe nga kishte origjinën e babait.
Nga viti 2010 është rikthyer dhe një herë tek "Skënderbeu" pasi ish -presidenti i futbollit korçar Agim Zeqo e ka përfshirë për gati 3 sezone në stafin e ekipit.
Por, rikthehet dhe njëherë në vendin e origjinës aty ku dhe do të prehet.