Kluazola 555 milionëshe: Ish-presidenit i Barcelonës i del në mbrojtje Messit, ai na ka bërë të lumtur

Publikimi kontratës marramendëse të Messit solli një furtunë në skuadrën katalanase.

Një pjesë e madhe e klauzolave në kontratën e tij kanë shkaktuar shumë polemika duke nisur nga integrimi në shoqërinë katalanase, nevoja për të mësuar gjuhën, bonusi i besnikërisë e shumë të tjera.

Së fundmi në mbrojtje të lojtarit ka dalë ish-presidenti i klubit, Joan Gaspart.

“ Nuk duhet të harrojmë që Messin e solla unë. Ai kushtonte 0 euro dhe ishte vetëm 14 vjeç. Po bëhet shumë zhurmë kur Messi ka dhënë për skuadrën trefishin e shumës që ka kushtuar. Me çudit fakti që njerëzit mund të mendojnë që Messi merr me shumë nga çfarë i jep skuadrës, ekonomikisht ai ka gjeneruar gati dyfishin," u shpreh Gaspart.

Kështu është shprehur Gaspart për të përditshmen spanjolle Marca, madje ai ia ka hedhur të gjithë fajin Covid-it  duke thënë që ai është fajtori i vërtetë për krizën ekonomike të skuadrës.

Kujtojmë që Messi ka hedhur në gjyq 5 zyrtarë të Barcelonës për publikimin e kontratës.

A.Z/