Bizneset tërheqin kursimet, stoku i depozitave bie me 133 milionë lekë
Gjatëmuajve të ndalim qarkullimit, prill dhe maj pasiguria për të ardhmen bëri qëdepozitat të shfaqin tendenca rritës.
Por merinisjen e aktivitetit ekonomik, u shënua një ngadalësim të parave që individëtapo subjektet vendosnin t'i mbanin në banka.
Gjithësesiedhe në muajin korrik rritja e këtij grupi vazhdoi me një rritje të lehtësidomos për kursimet pa afat.
Nga anatjetër rezulton se janë bizneset ato që kanë zgjedhur të tërheqin kursimet, njëmënyrë kjo për të përballuar situatën e vështirë ekonomike,
Sipas tëdhënave të Bankës së Shqipërisë stoku i depozitave përgjatë këtij muaji arritinë 1.05 trilionë lekë me një rënie prej 133 milionë lekësh krahasuar me muajine mëparshëm me një reduktim 2.3% me bazë mujore.
Referuartë dhënave, në fund të muajit korrik individët janë ata që zotërojnë pjesën mëtë madhe të kursimeve në banka, duke zënë 81% të totalit.
MegjithatëKrahasuar me korrikun e një viti më parë depozitat kanë shënuar një rritje me5.5% ose gati 450 milionë euro.
Më herët banka e Shqipërisë tërhoqi vëmendjen dhe për rënien e kreditimit, duke evidentuar dhe kërkesën e ulët.
Por ka qenë garancia sovrane e shtetit që ka dhënë një impact pozitiv, nga e cila përfituan kryesisht bizneset e mëdha