Turizmi në pikiatë, ekspertja: Biznesi ka nevojë të mos paguajë, qeveria duhet të ngrijë për 1 vit detyrimet
Sektori i turizmit, kryesisht ai bregdetar, po përjeton ditëte tij më të zeza. Flora Xhemani Baba, eksperte e turizmit, thotë se situata aktuale e turizmit nëgjithë bregdetin shqiptar është më poshtë sesa parashikimet më pesimiste qëkishin bërë një pjesë e mirë e ekspertëve të turizmit, ekonomisë dhe aktorë tëndryshëm.
Këtëkonkluzion ajo e mbështet në shifra.
Flora Xhemani Baba:Nëse vjet ka korrur rreth 2 miliard euro, të ardhurat aktualesivjet nuk janë as 500 milion euro dhe mendojmë se do të mbyllen në këtoshifra.
Goditjenkryesore turizmi e mori nga mungesa e turistëve të huaj, teksa muaji gushtshihet si shpresa e fundit nga hotelet e vijës së parë për të mbushur sadopak gropëne madhe të borxheve dhe shpenzimeve.
Flora Xhemani Baba: Turizmin e penalizoi mungesae turistëve të huaj, mungesa e turistëve në charter që vjet kanë qenë 300-400 mijë,sivjet do të jemi në stadin e 40-50 mijë.Mungon totalisht turizmi kulturor dukebërë që të dështojë krejtësisht sezoni turistik në Krujë, në Shkodër, në Berat,në Gjirokastër, me lëvizje të vogla në Sarandë. Nuk është as 5%. Nëse flasim meshifra dhe jo me fluks, është edhe mungesa e të ardhurave financiare. Kemipushime ditore dhe fundjavore në mes të sezonit turistik. Nga 1 korriku dhederi me 31 gusht duhet të kishim një sezon deri diku të shëndetshëm te 35-40%pjesëmarrje,ndërkohë që nuk është as 25%. Vetëm gushti ka sjellë një lëvizje tënjerëzve, administrata dhe bankat marrin pushimet në gusht që rrit pak shpresëne hoteleve të vijës së parë për tëmbushur sadopak gropën e madhe të borxheve dhe shpenzimeve.
PërRtv Ora, ajo thotë se biznesi duhej ndihmuar me ngrirjen sëpaku 1 vjeçare tëgjitha detyrimeve.
Flora Xhemani Baba:Biznesi duhej ndihmuar në radhë të parë me ngrirjen sëpaku 1vjeçare të gjitha detyrimeve. Ashtu siç u ngri jeta, gjithçka u mbyll, çdoaktivitet ndali ritmin përveç fasonëve dhe call center-ave që ishin dhe janëvatrat më problematike që çuditërisht nuk u kuptua se pse nuk u mbyllën apo penalizuan,ndërkohë që u rrihet në kokë hoteleve, restoranteve dhe resorteve, ku njerëzitkanë nevojë edhe të qetësohen, të heqin stresin e të gjithë kësaj krize tëmungesës së punës.Bizneset kanë nevojë të mos paguajnë, nuk ka munguar në arkën e shtetit këtë vit asnjë taksë, asnjë zë.
Duhej bërë ky kopmpromis, nuk ka kuptimqë një biznes të mos punojë, të mos ketë të ardhura dhe të paguajë taksa për këto të ardhura. Nuk ka sens logjik.Kjo ka çuar në falimentimine bizneseve. Rreth 30% e bizneseve mesatare që nuk e kanë biznesin e tyre familjar.70%e agjencive të udhëtimit aktualisht janë mbyllur si aktivitetbiznesesh, ato ekzistojnë si biznesenë QKR dhevazhdojnë paguajnë taksa. Ata nuk po punojnë aktualisht se nuk ka turistë dhe nuk ka kush të udhëtojë. Apo një dukuri absurde që nuk ka ndodhur ndonjëherë, taksa e plazheve të paguhet paradhënie ndaj bashkisë. Është paguar në fund të sezonit dhe ka pasur një tarifë rreth 100 mijë lekë për metër katrorë. Sivjet pagesa është dyfishuar dhe është paguar paradhënie pa filluar ende sezoni.
Rimëkëmbjen ajo e sheh të pamundur pa mbështetjen e qeverisë.
Flora Xhemani Baba: Nuk mund të realizohet rimëkëmbja pa një paketë mbështetëse ndaj biznesit. Do të mbijetojë ai që ka të ardhura më të mëdha dhe që ka një jetëgjatësi më të shtrirë në raport me bizneset e tjera, ai që e ka pronë të tij, ai që nuk ka një kredi të madhe për të larë, ai që nuk paguan qira për godinën, biznesin e tij. Paketa e ndihmës duhet të jetë ngrirja e taksave jo shtyrja, se i fut në borxhe të reja. Të gjitha këto biznese që vazhdojnë të paguajnë nuk është aspak çudi që të shpallin falimentimin. Rimëkëmbja edhe me ndihmë nga shteti do të dojë një 2-3 vjeçar të plotë.
Intervistanë studio me gazetaren Besmira Pelushaj, përgatiti për online Besjana Kuçana