Ekspertja e turizmit tregon jetën pa muzikë në bregdet: Në restorante kërcasin lugët dhe pirunjtë
Ekspertja e turizmit, Flora Xhemani Baba, ngre shqetësimin se bizneset që operojnënë turizëm jo vetëm nuk janë ndihmuar nga qeveria por penalizohen vazhdimishtme kontrolle dhe gjoba, por edhe me penalizimeabsurde si mbyllja e pishinave apo heqja e muzikës.
Meakt normativ, qeveria mbylli lokalet e natës dhe ndaloi muzikën pas orës 20.00 nëtë gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji me qëllim shmangien e grumbullimit të njerëzve.
Por Flora Xhemani Baba thotë se kjo masë dëmtoi vetëm turizminpasi lokalet e dasmave vazhdojnë punën normalisht.
Sipas saj, nuk mund tëpenalizohet 90% e bregdetit për shkak të lokaleve të natës.
Flora Xhemani Baba: Nëse heqja e muzikës u bë për të shmangur grumbullimin e njerëzve, lokalet e dasmave aktualisht janë plot, asnjë familje nuk e ka anuluar dasmën përkundrazi i bëjnë shtruar, rehat, në ato lokalet e mëdha, ndoshta pa shumë zbukurime të jashtme që të mos kuptohet që lokali punon, por i bëjnë. Njerëzit mblidhen sidoqoftë edhe gjatë ditës, nuk mblidhen vetëm pas orës 20:00 në lokalet live. Heqja e muzikës si element shoqërues i darkave të pushimeve në resortet shqiptare që nuk është se shquhen për opsione të tjera argëtimi.
Shkon në një hotel apo resort në mbrëmje dhe shikon një publik i cili rri në heshtje, bën muhabet apo dëgjon tek kërcasin lugët apo pirunjtë, është e trishtueshme. Një muzikë me volum mesatar nuk besoj se do të mblidhte njerëz, nëse i mbledh nëpër clabe, nuk i mbledh në të njëjtën mënyrë në restorante. Ke penalizuar 90% të bregdetit për një 10% . Mund të mbylleshin clabet dhe nuk ka pse të penalizosh muzokën në një resort ku pushojnë 500-700 veta që kanë nevojë për një atmosferë të gëzueshme. Bizneset nuk janë ndihmuar fare.
Intervista në studio me gazetaren Besmira Pelushaj, përgatiti për online Besjana Kuçana