Pandemia frenoi kreditimin, koncesionarët përfituan nga garancia sovrane

Përhapja e koronavirusit në vendin tonë kasjellë efekte negative për kreditë, ku përgjatë tremujorit të dytë ështëreflektuar rënie e kërkesës për kredi.

Megjithatë bankat janë shprehur se në kahunpozitiva ka vepruar skema e kredisë me garanci sovrane, ku u garantuar njëshumë prej 11 miliardë lekësh.

Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë stoku ikredisë për biznese shënoi rritje me rreth 12 miliardë e përqendruar kryesishtpërgjatë muajit qershor, nga të cilat 6.3 miliardë ose më shumë se gjysma janëfondet e përdorura nga garancia sovrane.

Megjithatë, vlen të theksohet këtu sepërfituese të kësaj pakete ishin kryesisht koncesionratë e mëdhenj të njohurdhe për lidhjet e tyre me qeverinë.

Normat e interesit për kreditë për biznese nëlekë kanë rënë në 5.1% nga 5.5% që ishin në tremujorin e parë.

Tkurrja është ndjerë edhe në normat einteresit për kreditë deri në 1 milionë euro por nga ana tjetër rritje tëndjeshme ka shfaqur interesi për kreditë që tejkalojnë këtë shifër.

Ndërkohë kredia për individë ka shënuar rënietë ndjeshme përgjatë kësaj periudhe, si në kredinë konsumatore ashtu edhe atëpër blerje banese pavarësisht uljes së nomrës mesatare të interesit në lekë.

Ajo ka zbritur në nivelin e 5.9% nga 6.8% qëishte në tremujorin e parë, ndikuar kryesisht nga muaji prill ku normat einteresit për kreditë konsumatore kanë rezultuar shumë të ulëta.

Një panoramë krejt tjetër paraqitet në vendete rajonit ku është regjistruar një rritje e moderuar e aktivitetit kredituesndikuar nga masat e marra për zbutjen e krizës në formën e paketave financiaredhe fiskale për individët dhe bizneset.