Indeksi i Baselit për pastrimin e parave, Shqipëria vendi i dytë me riskun më të lartë në Europë
Në indeksin e Baselit Shqipëria renditet si shteti me riskun më të lartë të pastrimit të parave në Europë.
Sipas raportit të vitit 2020 vendi ynë renditet i 44 mes 141 shteteve, ku Afganistani renditet i pari si shteti me riskun më të lartë.
Më pranë Shqipërisë sa i takon Ballkanit dhe Evropës është Bosnja Hercegovina në vendin e 47, e më pas Malta në të 53, Serbia e 54, Ukraina ne te 67 dhe Qipro në 88.
Vendi që zë vendin e parë në renditje ku ka më pak mundësi për pastrimin e parave është Estonia.
Sa i përket Ballkanit Perëndimor Maqedonia renditet me risk të ulët në vendin e 117, Kroacia në 119, Mali i Zi në të 126 dhe Greqia në 127.
Për të arritur në këtë rënditje ekspertët janë bazuar në 5 komponentë.
Së pari kuadri ligjor për parandalimin e pastrimit të parave, korrupsioni, transparenca financiare dhe standardet.
Përgjegjësia e zyrtarëve të shtetit, dhe në fund rreziqet juridike dhe politike.
Në bazë të këtyre të dhënave shqipëria ka marrë 5.69 pikë duke lënë pas Uzbekistanin Barbados.
Në vitin 2015 Shqipëria doli nga lista e riskut duke u renditur me shënjë të gjelbërt