Çoçoli: Pandemia "ngriu" investimet e huaja në Shqipërisë, qeveria të ulë tatim-fitimin dhe të miratojë amnistinë fiskale

Pandemia i ka dhënë njëgoditje të fortë jo vetëm biznesit vendas por edhe investimeve të huaja.

Eksperti i ekonomisë, FatosÇoçoli i ftuar në RTV Ora thotë se ka një stopim të tyre dhe dritë në fund tëtunelit duket se do të mund të shohim në fund të këtij viti apo muajt e parë tëvitit të ardhshëm.

Çoçoli: Një bllokimi mirëfilltë i investimeve të huaja ka ndodhur. Po ecën investimi në parkun eKaravastasë për energjinë diellore, por në terësi investimet e tjera potencialeqë ishin menduar përë këtë vit dhe dy vjeçarët e ardhshëm kanë ngecur dhe presinmomentin ku realisht do të kemi heqjen e kufizimeve, karantimit. Shpresojmë tëgjithë për një përmirësim të situatës me pandeminë në mos deri në fund të këtijviti, në muajt e parë të vitit të ardhshëm. Parashikimet nuk janë që vaksina nënivel masiv botëror do të jetë efektive deri në nëntor-dhjetor të këtij viti.Duke mos pasur vaksinë dhe siguri, investuesi i huaj e ka të pamundur të riskojëkapitalin. Ka ndodhur një lloj stopimi i detyrueshëm nga kjo tragjedi që ështënë nivel botëror. Te ne investimet e huaja pësuan një goditje shumë të fortë.

Por jo vetëm pandemia e mbaninvestitorin e huaj larg Shqipërisë. Çoçoli thotë se ka nevojë për klimë të rebiznesi dhe lehtësira fiskale.

Çoçoli: Po bëhetgjithnjë e më e vështirë për të investuar jashtë kufijve të një vendi. Qeveriaduhet të ketë një plan masash qoftë edhe në nivele fiskale, edhe duke rrezikuardiçka nga të ardhurat e ardhshme në mënyrë që të tërheqë investuesin e huaj.Nuk po shoh ndonjë lëvizje të qeverisë sepse ka stopuar gjithçka.Me nisjen eKuvendit në shtator, shpresoj që qeveria të vijë me një paketë për ndihmë realeshumë më të fortë, për një tërheqje të investitorëve të huaj. Mundësinë tona siekonomi me këtë borxh shumë të lartë janë gati të pamunduara për ta përballuarpa prurjet e investitorëve të huaj. Kemi një tatim mbi fitimin që  nga janari i 2014 është rritur me gjysmën etij, është bërë 15%. Investuesi i huaj riskon kapitalin nëse fitimi i takohetfort, jemi jokonkurues me vendet e tjera të rajonit.Hapat konkretë duhet të jenëdrejt uljes, të paktën të vijë te 10%. Duket e vështirë se është krijuar njëlloj dogme te këta që po na qeverisin sot.Ishte një kompani turko-amerikane shumëe njohur e prodhimit të tekstileve, synonte ish-kombinatin e tekstileve tëBeratit, u sorollat këtu nja 6 muaj dhe ku pa që tatim fitimi i rritej, zgjodhiMaqedoninë  e Veriut. Atje hapi 5000vende pune, këtu kishte premtuar 6000 vende pune. Vetëm për faktin se lëvizëmme tatimin progresiv e humbëm këtë investues që ishte strategjik botëror.

Remitancat, pjesë e rëndësishmee ekonomisë shqiptare kanë rënë gjithashtu.

Çoçoli: Kanë rënë20-30%. Rënia e tyre i jep ekonomisë një peshë akoma më negative.Do të vijojëkjo tendencë për të sjellë më pak para për shkak të kësaj situate.

Ndaj dhe eksperti i ekonomisëthotë se qeveria shqiptare duhet të nxitojë me aministinë fiskale.

Çoçoli: U premtua nëkorrik, ende nuk ka filluar amnistia fiskale. Është mirë që emigrantët tisjellin paratë e investuara me djersë. E kanë kryer dhe vende të tjera, nuk poshpikim rrotën.E ka bërë Italia me shumë sukses para 2-3 dekash me paratë eemigantëve në Zvicër. Duhet ta kryejë se e ka vonuar. Uroj që brenda shtatorittë realizohet se e ndihmon ekonominë.Paratë e tyre nuk janë pak, janë të nivelevetë miliarda eurove.

Dhe pse ja njeh anëtnegative, Çoçoli thotë se përmes aministisë mund të futen në ekonomi miliarda  euro.

Çoçoli: Amnistitëvende të ndryshme i kanë zët. Ti fal një lloj gabimi, shkelje financiare, fiskaletë mëparshme. Amnistia është falje, ka një brerje të fortë të moralit të sajpor shikohet si një mënyrë e mirë për të ndihmuar ekonomitë. Ligjërimi i këtyreparave efektet e menjëhershme i ka në sistemin tonë bankar.

Duke analizuar paketat ndihmësepër ekonominë, ai vlerëson se duhet një paketë e tretë për  biznesin e vogël dhe sipërmarrjet në turizëm.

Çoçoli: Ndihma e deritanishme me dy paketa sovrane gjykoj se është pamjaftueshme. Nevojë për një paketë të tretë ka.Biznesi i vogël dhe sipërmarrjet në turizëm kanë nevojë për mbështetje, një paketë e tretë është e domosdoshme për këto dy sektorë. Uroj që Kuvendi ose edhe qeveria me një akt normativ ta bëjë.

Intervista në studio me gazetaren Besmira Pelushaj, përgatiti për online Besjana Kuçana