Buxhuku për ekonominë shqiptare: Duhet ndryshim sistemi, viti zgjedhor është pozitiv për zgjidhjen e problemeve

Ekonomia shqiptare vijon të përballetme vështirësi, ku padyshim dy fatkeqësitë e njëpasnjëshme, tërmeti dhe pandemiae koronavirusit kanë lënë plagë të mëdha në vendin tonë.

Qeveria shqiptare ka marrë disa herëborxh për të zbutur sadopak krizën ekonomike.

Në një intervistë për Ora News,kryetari i Konfindustria, Gjergj Buxhuku u shpreh se problemi i ekonomisëshqiptare nuk qëndron tek pandemia apo tek tërmeti, por te mekanizmat dhe mënyrae investimit të parave.

Ai thotë duhet bër ndryshime rrënjësoreduke filluar nga ndryshime politike dhe shoqërore.

Buxhuku:Shteti ynë ka problem në mënyrat dhemekanizmat që përdorin për të investuar borxhin të cilin marrin. Kemi njëdallim të madh mes vendeve që kanë institucione të forta. Vendet e zhvilluara emarrin borxhin dhe dinë se ku duhet ta investojnë dhe janë efektiv. Ne këtë nuke kemi. Kemi një ekonomi të dërrmuar, të sëmurë. Ne detyrohemi të marrim sërishborxh dhe ta hedhim në të njëjtat mekanizma, gropa thithëse që nuk japin ndikimnë zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme për vendin. Unë nuk e quajproblemin e Shqipërisë tek pandemia. Problemet e ekonomisë kanë vite këtu.Pandmia ishte një faktor që dëshmoi rënien e një sistemi ekonomie. Tërmeti pandemiathjesht e përshpejtojnë procesin. Ekonomia shqiptare ka nevojë për ndryshimeshndërrime të mëdha, që në rrënjë. Ka nevojë për ndryshime politike dhe shoqërorepër të bërë të mundur që ne të bëjmë një ndryshim të madh.

Duke qenë se jemi në pragzgjedhjesh, partitë politike do të jenë të fokusuar në fushatat zgjedhore. PërBuxhukun, kjo do të ishte një mundësi e artë për ndërtimin e një sistemiekonomik të shëndetshëm.

Ai thotë se çdo forcë politike duhettë paraqesë planin e tij për ndërtimin e kësaj ekonomie.

Buxhuku:Më mirë se sa viti zgjedhor nuk ka për tëzgjidhur këto probleme. Është momenti i duhur për tu shpalosur këtoproblematika të mëdha të ekonomisë shqiptare, të shpalosen se kush do të jenëformulat e zgjidhjes, cilat do të jenë përgjegjësitë e forcave politike dhe atole të përballen me njëra-tjetrën. Unë mendoj që është shumë pozitiv që jemi nënjë vit zgjedhor. Për hir të vërtetës, sinjalet kanë filluar që të jepen. Nëteori kur kemi shpalosur këto problematika, ne kemi marrë përgjigje pozitive.Por sa do të jetë reale që këto premtime do të bëhen realitet këtë nuk e di.Ende jam pesimist në pritshmëritë e mia. Kemi të bëjmë me prekjen e interesit tëgrupeve shumë të fuqishme që nuk duan prekjen e statukuonë. Prishja e një statukuoje të tillë është një përballje shumë e madhe e cila kërkon një vullnet dhenjë uri për ta bërë këtë.