Shqiptarët e Kosovës shpëtojnë turizmin, radhë në mëngjes e darkë në kufi
Shqiptarët e Kosovës pombajnë hapur sezonin turistik në bregdetin shqiptar në kushtet kur turistët ehuaj këtë verë mungojnë për shkak të pandemisë. Mbi 5000 persona me destinacion bregdetin hynë në pak orë këtë këtëenjte, ndërsa numri i turistëve gjatë gushtit përllogaritet në rreth 700 mijë.
Shqiptarët nga Kosova po mbajnë gjallë industrinë e turizmitedhe në ditët e vështira të sezonit turistik mes pandemisë së koronavirusit.
Radhë kilometrike po krijohen çdo ditë në mëngjes dhe mbrëmjenë Pikën Kufitare të Morinës.
Shqiptarët matanë kufirit po i shfrytëzojnë edhe ditët efundit të këtij sezoni veror, ndaj edhe në javën e fundit të gushtit ka mëshumë fluks për të ardhur në bregdetin shqiptar.
Rreth 5 mijë qytetarë të Kosovës me destinacion bregdetinshqiptar hynë këtë të enjte.
Destinacionet nisin me Shëngjinin dhe shkojnë deri poshtë në jugun e thellë.
Më shumë se 700 mijë qytetarë të Kosovës përllogaritet sekanë kaluar Morinin përgjatë gushtit.
Fluksi ka qenë i lartë edhe ky muaj shënoi dhe numrin më tëlartë të infektimeve dhe jetëve të humbura si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.
Ndryshe me këtë fluks ditor në rritje, kur kanë mbeturedhe disa ditë nga muaji gusht, duket se numri i qytetarëve të Kosovësqë pushuan këtë verë në Shqipëri do ti kalojë pritshmëritë, me më shume se 1milion pushues.