Pandemia goditi rëndë ekonominë, Sejko paralajmëron rritje të papunësisë

Ndalimi i aktivitetit ekonomik për shkak tëmasave parandaluese për përhapjen e koronavirusit ka goditur rëndë ekonominëshqiptare dhe rikuperimi do të jetë i ngadaltë.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, GentSejko, pas mbledhjes së Këshillit Mbikqyrës tha se rënia e ekonomisë do të shoqërohetme rritje të papunësisë dhe borxhit publik.

Sejko: Rënia eaktivitetit ekonomik pritet të shoqërohet me ulje të punësimit dhe rritje tëpapunësisë, me zgjerim të deficitit të llogarisë korrente dhe rritje të borxhipublik gjatë vitit 2020.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë bëri medije se aktiviteti ekonomik do të vazhdojë të mbetet në territor negativ.

Sejko: Nëskenarin bazë, aktiviteti ekonomik në vend pritet të shënojë pikun engadalësimit në tremujorin e dytë, të vijojë të mbetet në territor negativgjatë dy tremujorëve në vijim, dhe t’i kthehet rritjes në vitin 2021. Rritja ekërkesës agregate pritet të shoqërohet me rritje të punësimit dhe rritje tëpagave e të kostove të prodhimit, duke krijuar premisa për kthimin einflacionit në objektiv brenda vitit 2022.

Shtyrja e përkohshme e pagesës së kësteve dheristrukturimi i kredive ka arritur pikun në muajin qershor.

Sejko: Krediapër sektorin privat vijoi të shënojë rritje në tremujorin e dytë, duke kulmuarnë nivelin 7% në muajin qershor dhe duke i mbështetur bizneset dhe familjetshqiptare me likuiditetin e nevojshëm për përballimin e krizës. Gjithashtu, kysektor ka marrë mbi vete një pjesë të kostos financiare të goditjes, dukelehtësuar më tej barrën për sektorin privat.

Sipas vlerësimit të Këshillit Mbikëqyrës, rikuperimi iekonomisë është i kushtëzuar nga ecuria e mëtejshme e pandemisë.