Më shumë turistë në Sarandë, Çipa: Në shtator rikthehet errësira për turizmin
Qyteti iSarandës këtë fillim gushti ka shënuar një rritje në numrin e pushuesvekrahasuar me muajin e kaluar. Sipas kreut të Shoqatës së Operatorëve Turstikë,Arben Çipa, nuk mund të ketë një parashikim për pritshmëritë e gushtit, por tëardhmen e shohin me pesimizëm.
Fillimii muajit gusht ka shënuar një rritje prej 10% në turizmin e qytetit bregdetartë Sarandës.
Kreui Shoqatës së Operatorëve Turistikë në këtë qytet, Arben Çipa, shprehet se 15ditëshi i dytë i korrikut u ka dhënë frymëmrrje.
"Korrikuishte një muaj simpatik, gjysma e dytë, me turizmin shqiptar. Saranda dheKsamili kanë një rritje të vizitorëve por ky lloj turisti nuk konsumon siç nejemi mësuar."
Megjithatëproblematikat janë të shumta, e ardhmja pritet të jetë pesimiste.
"Problemetjanë prezente, sa të nisë muaji shtator do të fillojë një errësirë për turizmindhe vjeshta do të ketë mbërritur prej muajit shtator dhe jo në nëntor siç jemimësuar vitet e tjera."
SipasÇipës nuk mund të ketë një parashikim pasi ka shumë pushues që paraqiten parezervuar.
Ky sektor është goditur rëndë nga pandemia dhe pasojat e një vere me një numër shumë të ulët turistësh pritet të ndihen edhe sezonin e ardhshëm.
