BE lehtëson tregtinë me Shqipërinë

Për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor të kapërcejnë vështirësitë e sjella nga pandemia e koronavirusit, Bashkimi Europian vendosi të lehtësojë dhe thjeshtojë rregullat e tregtisë. Ndryshimet lidhen rregullat e “vendit të origjinës” dhe e bëjnë më të thjeshtë për Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit që të eksportojnë mallra drejt BE-së.

Komisioni Europian miratoi lehtësimin erregullave të tregtisë me vendet fqinje në rajonin Pan-Euro-Mesdhetar, dukepërfshirë edhe Ballkanin Perëndimor. Lehtësimi i rregullave sipas Brukselitsynon rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë së koronavirusit, duke e bërë më tëthjeshtë eksportin e mallrave drejt bllokut.

Propozimi modernizon marrëveshjet tregtare me20 vende dhe thjeshton “rregullat për origjinën”. Ndryshimi i miratuar tashmënga Komisioni, ndryshon rregullat e tregtisë me Shqipërinë, BosnjëHercegovinën, Maqedoninë Veriore, Malin e Zi, Serbinë dhe Kosovën midis tëtjerash.

Sipas deklaratës së Komisionit ‘rregullat eorigjinës’ janë të rëndësishme për çdo marrëveshje tregtare sepse përcaktojnëcilat mallra mund të marrin trajtim preferencial. Në marrëveshjet tregtare‘origjina’ tregon ‘kombësinë ekonomike’ të mallrave të tregtuara.

Procedurat për vendin e origjinës u mundësojnëautoriteteve doganore të BE-së të verifikojnë prejardhjen e mallrave. Kurplotësohen të gjitha kërkesat, mallrat preferenciale sipas vendit të origjinësmund të lejohen që të importohen në një vend anëtar të Bashkimit Europian metaksa më të ulëta doganore, apo taksa zero, sipas trajtimit preferencial.

Bashkimi Europian është partneri më i madhtregtar i Shqipërisë dhe shkëmbimet tregtare me vendet e bllokut zënë 64.3%, tëgjithë tregtisë së jashtme të vendit.