Fluks në Qafë Thanë, mbi 10 mijë pushues u futën në territorin tonë gjatë fundjavës

Vetëm përgjatëtre ditëve të fundit në vendin tonë kanë hyrë 10 mijë e 805 shtetas çka kasjellë një fluks të shtuar në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës. Përshmangien e fluksit puna ka vijuar dhe do vijojë me kapacitet të plotë edhe nëditët në vazhdim.

Pushuesit që i drejtohen bregdetit shqiptar kanë krijuar një fluks të shtuar këtë të dielë në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës.

Vetëm në tre ditët e fundit në drejtim të Shqipërisë përmes pikëssë kalimit kufitar të Qafë Thanës janë futur mbi 10 mijë shtetas, të cilët janëpushues që i drejtohen bregdetit shqiptar.

Meqëllim administrimin e situatës dhe shmangien e fluksit autoritetet e kufiritkanë shtuar numrin e sporteleve.

Punado të vijojë të jetë me kapacitet të plotë, me pesë sportele si pasojë elëvizjeve të shtuara jo vetëm në orët në vijim por edhe në ditët pasardhëse.

Ardhjae kaq shumë pushuesve në muajin gusht duket se do sjellë shpresë dhe një ndikimpozitiv edhe për operatorët turistikë në bregdetin tonë, të cilët si pasojë e pandemisëpo kalojnë ditë të vështira.