Biznesi në krizë, tregtarët në Lezhë thirrje bashkisë e qeverisë për lehtësira
Pavarësishtheqjes së masave kufizuese të lëvizjes, biznesi i vogël në Lezhë po përjetonnjë rënie të të ardhurave si pasojë e situatës së pandemisë. Ky sektor kërkonndihmë nga bashkia dhe qeveria nëpërmjet lehtësirave fiskale me argumentin sepaga e luftës ka qenë e pamjaftueshme.
Situata e krijuar nga pandemia Covid-19 ka vënë nëvështiresi biznesin e vogël në Lezhë. Pavarësisht rihapjes së aktivitetit prejmë shumë se dy muajsh, numri i klienteve është i ulet.
Përballë kësaj krize përfaqësuesit e biznesit tëvogël thonë se paga e luftës është e pamjaftueshme dhe kërkojnë lehtësirafiskale nga pushteti vendor dhe qëndror.
Artan Zaja: Të parashikojë dhe miratojë një ligj të veçantë në Kuvend për të krijuar një amnisti për një periudhë 3 mujore. Gjithashtu këshillat bashkiakë të marrin vendim për uljen e taksave dhe tarifave vendore, drejtoritë e Ujësjellës Kanalizimeve të marrin masa për një amnisti 3 mujore. Nëse është e mundur dhe OSHEE të shikojë mundësinë për uljen e çmimit të kilovatëve.
Biznesi i vogël kërkon që propozimet e tyre tëmerren parasysh nga qeveria dhe bashkia, pasi në këto kushte po rrezikojnëfalimentin.
Në qytetin e Lezhës një numër i konsiderueshemfamiljesh e kanë të lidhur jetesën e tyre me këtë sektor.