Buxhuku: Amnistia Fiskale duhet të marrë miratimin nga BE, të mos preken interesat gjeo-strategjike

Në një intervistë për Ora News, kreu iKonfindustria, Gjergj Buxhuku u shpreh se për amnistinë fiskale qeveria duhet tëkishte marrë miratimin e partnerëve ndërkombëtarë.

Buxhuku tha se kjo është një çështje shumëdelikate që i tejkalon kufijtë e vendit tonë, pasi vende të tilla preken nga njënismë e tillë.

Buxhuku: Një çështje kaq e ndjeshme dhe ediskutueshme si amnistia fiskale duhet të kishte marrë miratimin e plotë tëBE-së dhe partnerëve euroatlantikë. Nëse marrin nisma të tilla pa konsultimin etyre, këto nisma do të dështojnë. Kjo pasi shumica e këtyre kapitaleve vijnë ngavendet e BE-së. Nisma të tilla kanë dështuar më parë për shkak të këtij mosmiratimi. Këto vende preken nga nisma të tilla në mënyrë të drejtpërdrejtë. Këtokapitale që ne duam t’i ligjërojmë, janë siguruar në vendet e BE-së dheeuroatlantike.

Nisma tëtilla të lidhen edhe me interesa gjeostrategjike të këtyre vendeve, pasi mund tëkemi edhe kapitale që mund të vijnë edhe nga shtete kundërshtarë të këtyre vendeveapo nga organizata terroriste. Pra, kjo është një çështje delikate që tejkalon kufijtëdhe interesat e Shqipërisë. Prandaj duhet miratimi i tyre, i cili ka një vlerëpraktike, pasi asnjë individ nuk mund të marri guximin, që të kërkojë të ligjërojëparatë e tij, pasi një presion nga këto vende do ta bënte shumë të dobët mbrojtjene kësaj nisme, duke rezultuar në një mossigurim juridik të këtyre personave.

Buxhuku shtoi se Konfindustria ka qenë dakordme amnistinë, por që të kishte miratimin e vendeve euroatlantike dhe të BE-së,si dhe të mos preken interesat gjero-strategjike të vendit tonë.

Buxhuku: Ne si Konfindustria kemi qenë dakord me amnistinë, por që të kishte miratimin e vendeve euroatlantike dhe të BE-së, si dhe të mos prekë interesat gjeo-strategjike të vendit. BE e ka në lupën e saj vendin tonë për fenomenin e pastrimit të parave. Ne kemi kaluar sërish në listën e vendeve gri. Nëse realisht do të ishim seriozë, duhet miratimi i partnerëve tanë. Strukturat e BE-së e kanë mbyllur një sy në lidhje me paranë që vjen nga puna gri, pra që nuk vjen nga aktivitetet kriminale dhe pastrimi i parasë. Prandaj ne na duhet edhe ndihma e këtyre shteteve, sepse ata e dinë se si kanalizohen dhe futen këto para në vendin tonë. drafti i paraqitur nga qeveria ishte i dobët, prandaj u shty deri në shtator.

Intervistoi Leftion Peristeri, përgatiti A.Kurti