Autostrada Milot-Fier, Kalaja denoncon: Tenderi 1.2 mld euro i është dhënë në tavolinë firmës greke, rezistencë pa u vendosur trau

Prej kohësh qeveria ka bërë publik planin esaj për të ndërtuar me koncesion një prej projekteve më të mëdha rrugore nëvend, autostradën Milot-Fier.

Opozita dhe aktivistë të shoqërisë civile kanëkundërshtuar hapur jo projektin në vetëvetë por koston për ndërtimin e saj,duke e cilësuar një nga aferat korruptive më të mëdha të qeverisë.

I ftuar në Ora News, aktivisti Aulon Kalajateksa rendi arsyet se pse e konteston këtë projekt tha se edhe tenderi është iparacaktuar dhe i është dhënë në tavolinë firmës greke TERNA.

Kalaja: Arsyeja kryesore është se ka një tender farsë por nuk ka garë, nuk katransparencë, nuk ka konkurencë, nuk ka ofertën më të lirë por ka një kompani tëparacaktuar. Kompania greke 'GEK TERNA' e ka fituar në tavolinë. Ka 15muaj që punon në prapaskenë, duke bërë dhe studimin e fizibilitetit. Qeveriashqiptare për të ndërtuar rrugën Milot-Fier ka nxjerrë një shifër prej 1.2 mldeurosh, një shifër shumë e madhe për një vend si Shqipëria, e pakrahasueshme meautostradën që po ndërtohet tanimë në Bosnje Hercegovinë që do ta lidhë këtështet me Kroacinë, edhe kjo pjesë e "Korridorit Blu".

Kalaja sqaroi se studimii fizibilitetit që ka bërë kjo firmë në prapaskenë i mundëson që ta fitojë këtëtender.

Kalaja: Qeveriashqiptare ka lënë vetëm 3 muaj kohë tani për firmat të cilat duhet të aplikojnëpër të fituar tenderin Milot-Fier. Nuk mundet që për 3 muaj një firmë shqiptareapo e huaj qoftë të bëjë një studim fizibiliteti. Vendosja e afatit 3 muajdekurajon firmat shqiptare dhe të huaja për tu bërë pjesë e kësaj fitorejeprandaj fitorja është vendosur në tavolinë. Nëse qeveria shqiptare do ta kishteseriozisht këtë çështje  duhet tu lintekohë firmave nga 1-2 vite. 115 km qoftë edhe për trafikun e makinave,sinjalistikën, qoftë për dokumentacione të tjera nuk mund të realizohen dot menjë studim për tre muaj. Firma që ka bërë studimin në bashkëpunim me qeverinëshqiptare që kanë nxjerrë këtë koston 1.2 mld euro pretendohet që ka lidhje mefirmën greke TERNA, një firmë aleate e saj, një firmë nënkontraktore në disaraste të tjera.

Pa paragjykuar firmëngreke, Kalaja gjykon se do të ishte mirë që paratë për ndërtimin e kësaj vepretë rëndësishme publike të mbeteshin në vend.

Kalaja: Edheparatë e shqiptarëve do të dalin nga Shqipëria. Në rast se këtë do ta fitontenjë kompani shqiptare apo disa kompani shqiptare do të ishte zgjidhja më e mirë,paratë e shqiptarëve do të mbeteshin në vend. Për 35 vitet e ardhshme qytetarëtshqiptarë do të paguajnë 20 euro vajtje-ardhje për të shkuar nga Miloti nëFier. Kjo do të thotë se më shumë do të kushtojë taksa e rrugës sesa vetëkarburanti për 115 km që është kjo rrugë.

Një tjetër pretendim nga ata që e kundërshtojnëprojektin, është se gjysma e rrugës është e ndërtuar. Një fakt të tillë ekonfirmon dhe Kalaja, duke shtuar se vetëm 51 km rrugë që do të hapet rishtazijanë kostuar 1.2 mld euro.

Kalaja: 64 km të kësaj rruge janë tashmë të ndërtuara dhe shqiptarët po ecinpa para në këtë rrugë, ndërkohë vetëm 51 km do të ndërtohen rishtazi por edheato në gjurmën ekzistuese dhe në terren fushor. Pyetja e madhe qëndron, vetëm këto51 km do të kushtojnë 1.2 mld euro?! Ndërkohë sipas  Balkans Investment Frameworkshifra e kësaj rruge për tu ndërtuar ka dalë me koston 900 mln euro me palë tëtreta që do të marrin pjesë si nënkontraktorë. Qeveria shqiptare e ka injoruarkëtë shifër. Ndërsa sipas kontakteve që kemi me inxhinierë të rrugëve atapretendojnë se kjo rrugë mund të ndërtohet me jo më shumë se 500 mln euro.Nëkohën kur pandemia po mbyll bizneset në Shqipëri është një tender luksoz. Unëjam pro ndërtimit të kësaj rruge, por në mënyrë të ndershme, jo që këta të vjedhindhe qytetarët shqiptarë ta paguajnë 35 vite këtë rrugë.Kemi turizmin patriotik,qytetarët e Kosovës po vijnë në Shqipëri por në rast se do të paguajnë 30 europër pushime më mirë do tu konvenonte të vijnë me avion. Duhet të kërkojmëreferendum.

Kalaja paralajmëroise do të vazhdojnë rezistencën përkundër pamundësisë për të organizuar protestapër shkak të pandemisë.

Ai insiston fort segjërat duhet të vihen në vijë pa u vendosur trau si në Rrugën e Kombit sepastaj nuk ka më kthim mbrapsht.

Kalaja: Do të vazhdojmë me peticione dhe protesta. Kësaj radhe nuk mund të presim dot deri kur të vendoset trau se atëherë ka marrë fund gjithçka. Kjo rrugë ka pasur një koncesion më herët dhe u anulua për shkak se fondet shkuan për studentët. Firma që e ka humbur këtë koncesion në mënyrë të padrejtë i është drejtuar gjykatës. Do të paguajmë paratë nëse e humbi me vendim të formës prerë. Ky koncesion korruptiv duhet ndalur dhe firma TERNA duhet ti fitojë paratë në një mënyrë të ndershme dhe jo me qytetarët më të varfër të Europës. Qeveria shqiptare ka mundësi të tërhiqet nga rruga Milot-Fier dhe ta bëjë në një kohë të dytë pa shifra të fryra, pa vjedhur dhe në mënyrë patriotike.

Intervista në studio me gazetarinLeftion Peristeri, përgatiti për online Besjana Kuçana