S&P kërcënon te ulë renditjen prej borxhit të lartë dhe PPP!
Raporti i fundit i S&Pvazhdon të jetë kritik ndaj qeverisë dhe sjelljes së saj në raport me rreziqetme të cilat përballet ekonomia shqiptare.
Parashikimi për një kontraktim tëekonomisë me 6.5% të PBB-së, i afrohet përherë e më shumë parashikimit për njërënie ekonomike sa 9% e PBB-së.
Vlerësimi konstant i raportitvjen si pasojë e ndihmës ekonomike në formën e REPO që Banka Qendrore Evropianedhe gjithashtu FMN i kanë dhënë Shqipërisë.
Raportikritikon sjelljen e qeverisë ndaj PPP-ve, duke qenë një tjetër zë me peshë qënënvizon rrezikun fiskal dhe buxhetor të PPP-ve.
Situata është më e errët se sapërpjekjet e qeverisë për ta bojatisur atë në media. Raporti nënvizon dheevidenton se do të ketë ulje të vlerësimit nëse ka përkeqësim të mëtejshëm, sipasojë e ekonomisë informale, rritjes së deficitit, dhe gjithashtu problemeveme borxhet e fshehura.
Raporti evidenton borxhin e lartëprej thuajse 80% të PBB-së, sikundër argumenton problemet strukturore tëqeverisë.
Arka e shtetit shqiptar mbledh tëardhura sa 26% e PBB-së, vendi me të ardhurat më të ulëta në rajon, me njëndihmë ekonomike reale sa 0.85% e PBB-së, që nuk i shërben ekonomisë.
Ndihma është e pamjaftueshme,pasi buxheti i shtetit është keqpërdorur me PPP apo investime, që janë joefiçente dhe janë kthyer në barrë.
Problematika të tilla vazhdojnëtë jenë të pranishme dhe në projektet e radhës të qeverisë Rama, me PPP-të e radhëssi fjala vjen: rruga Milot-Fier e fryrë disa herë, ndërkohë që detyrimet eprapambetura janë rritur dhe çdo shpenzim jetik është pezulluar.
E fundit, jo nga rëndësia,S&P nuk ka dhënë asnjë vlerësim negativ për asnjë vend që ka rishqyrtuar.Ajo ka paralajmëruar një qeveri që ka keqpërdorur buxhetin dhe ka rriturrrezikun nga PPP-të.
Me një deficit fiskal në rritje,borxh publik 80% e PBB, dhe me rrezikun fiskal të PPP, situata është më eerrët. Qeveria nuk ka as ndjeshmërinë dhe as vizionin për të ndërmarrë reformareale strukturore.
Sot ekonomia ka nevojë përfrymëmarrje, ka nevojë për ndryshim, ka nevojë të punojë për shumicën eshqiptarëve e jo për pakicën, ka nevojë për një reformë tërësore që qeveria nëikje nuk e bëri dot kurrë, madje as në fillimet e saj!
Për këtë arsye, plani i PartisëDemokratike është për një taksë të sheshtë që të ulë informalitetin, tëreduktojë pabarazinë dhe të vlerësojë punën e ndershme!