Konfirmohet nota "B+" për qëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare, S&P: Trysni në financat e Shqipërisë
Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard & Poors ka konfirmuar qëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare. Por pandemia, informaliteti, borxhi i lartë dhe politikat qeveritare për partneritete publik-privat rrezikojnë vlerësimin në të ardhmen.
Pandemiaglobale po ushtron peshën e saj në ekonominë dhe parametrat fiskalë të Shqipërisë,si pasojë e uljes së dërgesave nga emigrantët dhe të investimeve të huajadirekte.
Njëraport i agjencisë së vlerësimit, Standard & Poor's, i rezervoi në fundjavëShqipërisë të njëjtën notë "B+" për sa i përket qëndrueshmërisëfinanciare.
Sipasinstitucionit amerikan, pandemia e kovidit dhe kufizimet për qytetarët në 2020-ëndo bëjnë që aktiviteti ekonomik të tkurret me të paktën 6,5 për qind, porparashikohet t'i rikthehet rritjes duke nisur nga viti i ardhshëm.
Standard& Poor's pranon stimujt që qeveria shqiptare po i jep sektorëve më jetikë përtë mënjanuar pasojat, por në rrethanat kur vendi ka varësi të madhe nga turizmi,ky sektor pritet të jetë ndër më të goditurit në këtë periudhë, çka do reduktojëndjeshëm të ardhurat.
Ndërprerjae të ardhurave nga sektori privat mendohet se mund të zëvendësohet me rritjen eborxhit të jashtëm, por Standard & Poor's shpreh rezerva për këtë, dukepasur parasysh kornizën relativisht të dobët institucionale të Shqipërisë dheborxhin publik që po shkon në 80%.
"Vitin tjetër mund ta ulim vlerësimintonë për Shqipërinë nëse, ndryshe nga parashikimet, do të shohim që financimi ideficitit të jashtëm të Shqipërisë është i pasigurt dhe po ushtron trysni terezervat e shtetit. Vlerësimin mund ta ulim edhe nëse do të vazhdojë të rritetborxhi publik, qoftë nëpërmjet deficiteve të larta fiskale ose shlyerjes sëdetyrimeve ndaj partneriteteve publik-privat."
Agjenciaamerikane e vlerësimit parashikon që rrugëtimi i Shqipërisë për anëtarësim nëfamiljen europiane do të jetë i gjatë, dhe do të kërkojë patjetër reforma për tëpërmirësuar klimën e biznesit dhe më shumë investime të huaja për të prekur tënjëjtin nivel të ardhurash si fqinjët apo më tej edhe anëtarët e eurozonës.
PërStandard & Poor's, përdorimi i gjerë i monedhës euro në treg dhe sistemi ivogël financiar pengojnë efektivitetin e politikave monetare të miratuara ngaBanka e Shqipërisë.
Raportirezervon kritika për sa i përket informalitetit të lartë në ekonominë shqiptaredhe PPP-të e fshehta.
Përmbi 200 partneritetet publik-privat që qeveria ka lidhur ndër vite për të përmirësuarinfrastrukturën rrugore, sistemin energjetik dhe atë spitalor, agjenciaamerikane shprehet nevojat e Shqipërisë e justifikojnë këtë, por shumë prej këtyreprokurimeve nuk marrin parasysh risqet financiare që i vijnë vendit dhe nëmjaft raste ato i janë propozuar ekzekutivit njëanshmërisht.