Meta vlerëson me Dekoratën e Flamurit Kombëtar vëllezërit Frashëri

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me dekoratënFlamuri Kombëtar vëllezërit Abdyl, Naim dhe Sami Frashëri.

Meta ka qenë në një vizitë në Përmet ku kavendosur kurora me lule në bustet e 3 shkrimtarëve.

Meta: Për kontributin epazëvendësueshëm në zgjimin e vetëdijes kombëtare dhe Rilindjes kulturore eletrare, në shërbim të mbrojtjes së territoreve shqiptare dhe luftës përPavarësinë e Shqipërisë, pata sot nderin të vlerësoj në vendlindjen e tyre, meDekoratën e Flamurit Kombëtar, më të lartën në Republikë, vëllezërit Abdyl,Naim dhe Sami Frashëri.

TrePishtarë të Dijes dhe Atdhedashurisë, burra shteti me vizion dhe personalitettë jashtëzakonshëm që nuk kursyen asgjë për lirinë dhe lartësimin e kombitshqiptar, me aktualitetin e veprës së tyre na udhëheqin edhe sot drejtintegrimit evropian. Është koha për të ecur në gjurmët e Rilindasve të vërtetë,për të rrëzuar çdo mur dhe për t'u çliruar nga çdo e keqe që synon të mbajëpeng të ardhmen evropiane të Shqipërisë.