Durrës, vdekja e mistershme e 36-vjeçares, priten rezultatet e autopsisë

Mjekësia ligjore pritet të zbardhë shkaqet e vdekjes së një 36-vjeçarejenga Shijaku ngjarje për të cilën janë proceduar dy mjekë në Shijak. Familjarëtjanë në pritje të përgjigjes, dhe deri atë herë kanë vendosur të heshtin! Ndërsadrejtorja e qendrës Spitalore thotë se 36 vjeçares iu dha ndihmë mjekësore pornuk u përmirësua.

Mbetet ende i panjohurshkaku i vdekjes së 36-vjeçares Margarita Keçi në Spitalin e Durrësit, ngjarjapër të cilën janë proceduar dy mjekë të Qendrës Shëndetësore të Shijakut.

Familjarët janë në pritjetë përgjigjes dhe deri atë herë kanë vendosur të heshtin!

Drejtuesja e QendrësShëndetësore të Shijakut ndërkohë thotë se gruas i është dhënë mjekim  por gjendja e saj nuk është përmirësuar.

Ajo thekson se ata kanëofruar autoambulancë për ta dërguar në Spitalin e Durrësit, por familjarët ekanë refuzuar duke e dërguar në mënyrë private.

“Është vizituar në orën 8 të mëngjesit. Më pas ka ardhur nëurgjencë në orën 19:00 dhe në kohë reale ka marrë shërbimin, por nuk është përmirësuar.”

Dyshimet sipas mjekëvejanë për një gastrit akut, por mjekët e familjarët presin përgjigjen e autopsisë.

“E ndjera ka ardhur me gastrit akut dhe është diagnostikuar ngatë dy mjekët, por nuk mund të themi nga se vdiq, po presim autopsinë.”

Për vdekjen e 36-vjeçares Policia e Shijakut ka nisur procedim në gjendjetë lirë për 2 mjekët e Shijakut Misir Sojati dhe Olta Saliasi me akuzën se nukdhanë ndihmë të mjaftueshme mjekësore.

Sipasburimeve ata kanë vazhduar shërbimin dhe nuk komentuan mbi trajtimin  e gruas që vdiq në Spitalin e Durrësit.