Bilanc i lartë vdekjesh në vendin e punës në 2020-n, autoritetet heshtin
Aksidentetnë vendin e punës janë kthyer në një statistikë shifrash në rritje.
Përfaqësuestë Organizatës Politike thonë se pavarësisht se gjatë 2020 ka pasur më pak punëpër shkak të pandemisë, numri i aksidenteve dhe fataliteteve ka qenë tragjik.
22viktima për shkak të aksidenteve në punë tregojnë se kemi të bëjmë me njëbilanc të lartë vdekjesh që mund të vijnë edhe nga nxitimi që kompanitë endërtimit ushtrojnë për të zëvendësuar kohën e humbur në pandemi.
Mirela Ruko: Kemi një situatë tëvështirë për shkak të Covid-it dhe ka shumë aktivitete të cilat janë mbyllurdhe ekonomia është në rrudhje. Përsëri edhe këtë vit, aksidentet në punë janënë shifra të larta. Deri tani që flasim janë 89 aksidente në vendin e punës dheme pasojë kemi 22 punëtorë të cilët kanë humbur jetën. 2019 ishte një vit menjë bilanc tejet tragjik; 39 punëtorë humbën jetën në vendin e tyre të punës.
Njëshqetësim i ngritur prej organizatës politike është edhe përsëritja eaksidenteve në të njëjtin sektor pune.
Mirela Ruko: Flasim për minierat dhendërtimin që ka përsëritje të aksidenteve në punë dhe këto të dhënaInspektoriati i Punës i di fare mirë.
Këtëtë enjte Organizata Politike zhvilloi një aksion në ambientet e InspektoriatitShtetëror të Punës, ku kërkuan tëmerreshin masat për sigurinë në punë.
Porsikur deklaron kjo organizatë nga Inspektoriati Shtetëror i Punës nuk ka pasurasnjë reagim.